Aktualitet

21 Korrik 2020, 20:29 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.

I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala tregoi se për shkak të profesionit kishte marrë shumë informacion lidhur me pandeminë dhe tani kishte nisur që të këshillonte të tjerët.

“Tamponin e ka bërë i gjithë stafi i gazetës Ekspress dhe s’ka dalë njeri pozitiv. Kam pasur ethe po jo të padurueshme. Temperaturë kisha një ditë 39.5, dhe dhimbje të kyçeve dhe humbje të shqisave. E njoh shumë mirë fenomenin, madje them që mund të punoj edhe në spital. Për shkak të profesionit kam ndarë çdo ditë detaje nga gjendja ime, dhe tani më marrin e më pyesin për këshilla,”-tha Buzhala.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat buzhala berat buzhala me covid-19 berat buzhala berat buzhala me covid-19

Sondazh

Poll