Aktualitet

ME VIDEO: Vdekja e mistershme e 16 vjeçares shqiptare në Greqi/ Nëna e veshur me të zeza shkon tek vendi ku vdiq 16-vjeçarj

21 Korrik 2020, 21:06 Nga DOSJA
ME VIDEO: Vdekja e mistershme e 16 vjeçares shqiptare në Greqi/

GREQI- Familjarët e Maria Hysenit kanë shkuar për të parë nga afër vendin ku ndërroi jetë e mitura. Një grup me njerëz, u mblodhën para derës së kishës, ku 16-vjeçarja u gjet pa jetë duke puthur tokën, ku mendohet se ishte gjetur trupi i saj.

Në videon e publikuar nga mediat vendase, shihet se si nëna e saj e veshur me të zeza shkon dhe qan tek vendi ku është gjetur e vdekur e bija, teksa të tjerët i shpjegojnë se si ka rënë ajo. Më pas drejt të njëjtit vend përulet babai, që ledhaton tokën.

Maria Hyseni, 16-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Trikala. Ajo është gjetur pranë një kishe me dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup. E reja është rrëzuar nga një godinë, por familjarët e saj këmbëngulin se vajza e tyre është vrarë. Natën që ndërroi jetë 16-vjeçarja nuk ishte vetëm. Rreth orës dy të mëngjesit, ajo ishte afër shtëpisë së saj me një kushëri, nga telefoni i të cilit po shkëmbente mesazhe me dikë. Pastaj rreth orës tre të mëngjesit, ajo u nda nga kushëriri i saj dhe takoi efektivin e Policisë, 26 vjeç, ndërsa kushëriri u largua për t’u kthyer në shtëpi.

Autopsia ka konfirmuar se e mitura ka rënë nga lartësia, por nuk dihet nëse është hedhur vetë apo është shtyrë nga dikush. Efektivi që e pa për herë të fundit, tregoi se nga ai ishte larguar në gjendje të mirë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi maria hysenie greqi maria hysenie

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 20:29

TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala t...