Aktualitet

Djegia e “Audit” në Lungomare, dyshimet për një histori dashurie të prishur, ja pista ku po heton policia

21 Korrik 2020, 19:05 Nga DOSJA
Djegia e “Audit” në Lungomare, dyshimet për një

VLORË -Makina luksoze e Burim Zyberit u dogj ditën e sotme në një parking në Lungomare. Në pamjet filmike të siguruara nga policia, shihet një person i cili i spërkat me benzinë makinën “Audi R8” dhe më pas i vë flakën.

Sipas gazetarit Elton Qyno, pranë makinë që u dogj ishte edhe mjeti i vëllait të Burim Zyberit, një “Porsche” e bardhë, e cila nuk u dëmtua. Policia e Vlorës dyshon se ngjarja ka lidhje me një histori rozë të prishur. Blutë mendojnë se është ish-dashura e Zyberit, shkak për djegien e qëllimshme të makinës luksoze.

Mëngjesin e sotëm një makinë e tipit “Audi R8”, u dogj në parkimin e një hoteli në Lungomare në Vlorë. Pronari i makinës ishte Burim Zyberi, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte ardhur për pushime në Vlorë. Ai është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe i vjen keq që ndodhin këto gjëra.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burim zyberi makina e djegur ne vlore burim zyberi makina e djegur ne vlore

Sondazh

Poll