Aktualitet

Mbyllja e lokaleve të natës, Pipero kundër vendimit të qeverisë: Virusi lëviz me ne, nuk ka fasha orari

21 Korrik 2020, 18:29 Nga DOSJA
Mbyllja e lokaleve të natës, Pipero kundër vendimit të

TIRANË -Mjeku Pëllumb Pipero ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00. I ftuar në “Ora Neës”, Pipero u shpreh se virusi nuk ka fasha orari dhe lëviz me ne.

“Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës”, tha Pipero.

Më tej Pipero shtoi se klubet e natës duhet të respektojnë protokollet e sigurisë.  Sipas tij, njerëzit nuk mund të kërcejnë 2 metra larg njëri-tjetrit.

“Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit”, vijoi Pipero.

Një ditë më parë qeveria vendosi mbylljen e aktivitetit të lokaleve të natës dhe lounge bareve. Vendimi u shoqërua me protesta të shumta nga artistë, pronarë dhe punëtorë të lokaleve të natës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e lokaleve pellumb pipero mbyllja e lokaleve pellumb pipero

Sondazh

Poll