Aktualitet

Familjarët e denoncuan të zhdukur/ Policia bullgare gjen mjekun shqiptar duke pushuar në plazh

21 Korrik 2020, 17:54 Nga DOSJA
Familjarët e denoncuan të zhdukur/ Policia bullgare gjen mjekun

BULLGARI– Një shtetas shqiptar, mjek  në profesion prej ditësh ishte shpallur i zhdukur në Bullgari. Ditën e sotme mediat vendase kanë raportuar se kardiologu dr. Igli Karasani, i cili ishte në kërkim nga policia në Burgas për gati një javë, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se Ministria e Brendshme e shpalli mjekun Karasani në kërkim kombëtar, menjëherë pasi të afërmit e tij denoncuan se ai ishte zhdukur që nga mbrëmja e 12 korrikut 2020.

Igli Karasani u gjet nga pjesëtarët e sektorit të policisë kriminale. Sipas mediave vendase është raportuar se ai po qëndronte në territorin e Burgasit dhe kompleksit turistik “Slënçev brjag”.

Karasani është shtetas shqiptar, i cili prej vitesh punon dhe jeton në Bullgari.

Burimi: flagman.bg

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igli karasani igli karasani

Sondazh

Poll