Aktualitet

FOTO/ U merrte deri në 3500 euro “viktimave” të saj për punësimin në administratë , kjo është mbesa e Adriatik Llall

21 Korrik 2020, 17:42 Nga DOSJA
FOTO/ U merrte deri në 3500 euro “viktimave” të saj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e mbesës së ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e cila u arrestua pak ditë më parë për mashtrim. 24-vjeçarja shpëtoi nga arrestimi në maj të 2020-ës, pasi ishte bërë nënë. Mirëpo Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbardhë disa raste mashtrimi.

Kërkapi në këmbim të shumave të parave, mashtronte persona të ndryshëm, duke u premtuar punë në administratë. Ajo u ka thënë hetuesve, se aktivitetin e ka nisur që në kohën kur Llalla ishte në krye të organit të akuzës.

E reja përdori emrin e dajës së saj, edhe kur ky i fundit nuk ishte më në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo që e bën më të çuditshme këtë histori është fakti se njerëzit e besonin sërish, edhe pse Llalla nuk ishte më në krye të organit të akuzës, madje ishte futur në listën e zezë të DASH.

Kërkapi ka pranuar marrjen e shumave që varionin nga 2500-3000 euro, duke u premtuar viktimave, se do t’u siguronte punësimin në Prokurori. Pritet që në ditët në vijim çështja kundër saj të referohet për gjykim në gjykatën e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit” më shumë se njëherë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llala ilda kërkapi mbesa e adriatik llalles adriatik llala ilda kërkapi mbesa e adriatik llalles

Sondazh

Poll