Politike

Akordi për ndryshimet Kushtetuese dhe ‘5 qershorin’, Hajdari thirrje opozitës jashtëparlamentare: T’i bashkohen “tren

21 Korrik 2020, 18:25 Nga DOSJA
Akordi për ndryshimet Kushtetuese dhe ‘5 qershorin’, Hajdari

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari në një prononcim për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës së re, u shpreh se e kishte mbajtur fjalën për lista të hapura. Hajdari e konsideroi ditën e sotme si një hap të rëndësishëm demokratik për Shqipërinë.

Sot mori formën e një marrëveshjeje politike. Shqiptarët zgjedhjet e ardhshme do të votojnë atë që duan vetë dhe jo kryetari. Ajo që është dukur si e pamundur, një premtim që unë e mbajta. Jam para jush dhe them që jam “premtimmbajtëse”. Jemi këtu falë mbështetjes qytetare. Sot është moment i rëndësishëm për demokracinë. Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare. Dua t’i bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohen “trenit” të së ardhmes,”-tha Hajdari.

Pasditen e sotme, Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se nuk voton për “5 qershorin”, ndërsa Edmond Stojku dhe Nimet Musai s’japin garanci për deputetët e tyre. Kryeministri Edi Rama thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për takim në Këshillin Politik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marreveshja ps-opozite e re rudina hajdari marreveshja ps-opozite e re rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...