Aktualitet

Mbyllja e lokaleve dhe lounge bare-ve, Fico: Masë shtrënguese nga zori, jo sulm

21 Korrik 2020, 16:57 Nga DOSJA
Mbyllja e lokaleve dhe lounge bare-ve, Fico: Masë shtrënguese nga

TIRANË -Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka komentuar urdhërin e fundit të qeverisë, për ndalimin e aktivitetit të lokaleve lounge bare-ve dhe dsikove. Në një intervistë për “News24”, Fico u është drejtuar pronarëve të lokaleve dhe bareve, duke thënë, që të mos e shohin si sulm, por si masë të marrë nga zori.

“Unë besoj që janë një grup që emocionalisht e përjetojnë më fortë. Dëshiroj ta shohin jo si një sulm, por si një masë që është shtrënguerse nga zori dhe jo nga qefi. Nëse do të ishtë për të mërzitur njerëzit që kemi për zemër nuk do t’i kishim hapur që në krye të herës”, tha Fico.

Më tej ajo ka shtuar, se kjo masë nuk është marrë në mënyrë impulsive, por nga gjetjet e kontrolleve të herëpashershme.

Qeveria ditën e djeshme miratoi urdhërin për ndalimin e aktivitetit të lokaleve të natës, lounge bare-ve, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Vendimi i qeverisë u prit me protesta nga artistët, pronarët dhe punëtorët e lokaleve dhe bareve. Ata protestuan pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm pranë Kryeministrisë. Policia shpërndau protestat me forcë dhe shoqëroi dhjetra protestues.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico mbyllja e lokaleve albana fico mbyllja e lokaleve

Sondazh

Poll