Politike

Opozita e re “dakord” për t’i dhënë votën “Zgjedhores”/ Rama rri i qetë, del nga salla pa takuar njeri. Momentet

21 Korrik 2020, 18:11 Nga DOSJA
Opozita e re “dakord” për t’i dhënë votën

TIRANË- Maxhoranca dhe opozita parlamentare kanë arritur dakordësinë për kalimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend. Dokumenti është firmosur nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputetët, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, kopjet e marrëveshjes kanë kaluar dorë më dorë për t’u firmosur ndërsa kryeministri Edi Rama, i vëzhgon pa ndërhyrë.

Në fund, kur të gjitha procedurat u përfunduan, ishte kreu i qeverisë Edi Rama ai që u çua i pari për të dalë jashtë, pa takuar dhe pa komunikuar me asnjë.


 

Në marrëveshjen e dakordësuar ditën e sotme, është vendosur që Reforma Zgjedhore të kalojë në Kuvend (e mbështetur edhe nga votat e opozitë parlamentare) më 23 korrik, ndërsa një javë më pas do të votohet për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...