Politike

Selami Jenisheri tërhiqet nga ndryshimet Kushtetuese, ja kush janë tre deputetët që hodhën firmën për ta zëvendësuar

21 Korrik 2020, 18:03 Nga DOSJA
Selami Jenisheri tërhiqet nga ndryshimet Kushtetuese, ja kush janë tre

TIRANË -Deputeti Selami Jenisheri u tërhoq nga firma e tij për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga opozita parlamentare. Jenisheri u shpreh jashtë dyerve të Kuvendit, se opozita parlamentare nuk mund të vendosë për fatin e Kushtetutës.

Pas dorëheqjes së tij, në listë mbetën 27 firma. Mirëpo menjëherë opozita parlamentare arriti që të plotësonte firmat e nevojshme.

Listët iu bashkuan deputetët Ralf Gjoni, Korab Lita dhe Alban Zeneli. Tashmë lista me deputetët që kërkojnë ndryshimet kushtetuese ka shkuar në 30.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë po zhvillon një takim me opozitën ku pritet që t’i bindë për të votuar marrëveshjen e arritur më 5 qershor. Takimi i Ramës vjen pak orë, pasi ambasoadorja amerikane Yuri Kim, i shkoi kreut të qeverisë në zyrën e tij në Kryeministri.

Ndërsa një ditë më parë, Rama u takua në Këshillin Politik me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare, ku u diskutuan ndryshimet Kushtetuese për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve, takim i cili reultoi pa sukses.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet kushtetuese selami jenisheri ndryshimet kushtetuese selami jenisheri

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...