Bota

Shifër rekord/ Pronari i Amazon fiton  13 miliardë dollarë në 24 orë, Jeff Bezos rrit pasurinë me 74 miliardë dollarë q

21 Korrik 2020, 19:43 Nga DOSJA
Shifër rekord/ Pronari i Amazon fiton  13 miliardë dollarë

SHBA- Pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, është rritur me 13 miliardë dollarë brenda një dite.  Kjo rritje vjen  pasi ditën e djeshme  vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 përqind.

Mediat e huaja kanë raportuar se kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite, që nga viti 2012, kur revista Forbes nisi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve. Tashmë Jeff Bezos, në moshën  56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë ku pasuria e tij kap vlerën 189 miliardë dollarë.

Që nga fillimi i këtij viti pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike  të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Pandemia nuk ndikoi negativisht në pasurinë e tij pasi njerëzit gjatë kohës së pandemisë ishin të etur për të ndjekur ‘Amazon’ ku dhe u shënua një rritje e madhe në pasurinë e tij. Pasuria personale e Bezos është më e madhe sesa vlera e tregut e gjigandëve si Exxon Mobil Corp., Nike Inc., McDonald’s Corp. dhe korporatat e tjera.

Po ashtu edhe pasuria e ish-gruas së Bezos, Mackenzie u rrit ndjeshëm  me 4.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi i 13-të më i pasur në botë.Në vendin e dytë pas Jeff Bezos është Bill Gates me 118 miliardë dollarë.

Burimi: .dailynews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates jeff bezos bill gates jeff bezos

Sondazh

Poll