Bota

Krizë ushqimesh nga pandemia/ Kim Jong-un këshillon qytetarët e Koresë së Veriut që të hanë breshka

21 Korrik 2020, 19:10 Nga DOSJA
Krizë ushqimesh nga pandemia/ Kim Jong-un këshillon qytetarët e

KORE E VERIUT– Koronavirusi ka shkaktuar një krizë të madhe globale, ku teksa ka kaluar gjysma e vitit me pandeminë  Covid-19 edhe ekonomia e shumë vendeve është goditur rëndë.

Për këtë shkak, të gjendur mes kësaj  situate qytetarëvë në Korenë e Veriut u është sugjeruar nga autoritetet që të konsumojnë breshka, pasi vendi po kalon një krizë për shkak të koronavirusit.

Izolimi i vendit prej muajsh dhe  bllokimi i udhëtimeve me vendet e tjera si shkak i pandemisë ka shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, si shkak i ambicies së Kim Jong un për armë bërthamore.

 “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve.”- është ky një njoftim i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un koronavirusi ne korene e veriut kim jong un koronavirusi ne korene e veriut

Sondazh

Poll