Bota

Injoroi këshillat e ekspertëve, 24 vjeçarja rrezikoi disa herë humbjen e jetës për shkak të Covid-19, Paola Castillo ka n

21 Korrik 2020, 19:25 Nga DOSJA
Injoroi këshillat e ekspertëve, 24 vjeçarja rrezikoi disa

SHBA– Një grua në moshën 24-vjeçare nga Teksasi që kaloi gati tre muaj në një spital duke luftuar Covid-19 thotë se do donte që  të kishte dëgjuar këshillat e ekspertëve për të zbatuar rregullat kundër Covid-19.  Paola Castillo doli nga spitali i Medical City North Hills në North Richland Hills të mërkurën e javës së kaluar.

“Isha gjithmonë në kontakt me njerëzit dhe besoja se virusi nuk do të ndikonte tek unë. Asnjëherë se kisha menduar që do të infektohesha. Ndoshta po ta kisha vendosur sistematikisht maskën, nuk do të ndodhesha e shtruar në spital”, u shpreh për mediat vendase Castillo.

Castillo shkoi me urgjencë  më 27 prill  pasi kishte pasur vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe ethe. Ajo ka kaluar mbi një muaj në njësinë e kujdesit intensiv.

Pasi doli nga  intubimi, Castillo duhej t’i nënshtrohej rehabilitimit sepse aftësitë e saj për të ecur, folur dhe  për të ngrënë ishin vështirësuar. Ajo ishte në gjendje të dilte jashtë për herë të parë 67 ditë pasi sihte shtruar në spital dhe eci përsëri më 3 korrik.

Texas ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ku deri më tani janë regjistruar 292.400  të infektuar.

Burimi: .cnn.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronvairusi ne shba paola castillo koronvairusi ne shba paola castillo

Sondazh

Poll