Politike

“S’ka pushime këtë verë!”/ Ministrja Balluku ‘thyen rregullin’ e Ramës, plazh krah djemve muskulozë…por s’heq

21 Korrik 2020, 16:10 Nga DOSJA
“S’ka pushime këtë verë!”/ Ministrja Balluku

KSAMIL– Punët e shtetit janë stresuese, ndaj periudha e pushimeve është një kohë që politikanët ‘gjëmojnë’ për pak kohë relaksi. Njësoj ka vepruar edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka zgjedhur që të kalojë pak kohë buzë bregdetit të Sarandës në “Kep Merli”.

E veshur me një bluzë të bardhë, ministrja shfaqet në shoqërinë e disa djemve të rinj, me muskujt, të cilët diskutojnë bashkë, ndërsa herë pas herë u bashkohet edhe ajo. Megjithatë vlen për t’u përmendur që gjatë gjithë kohës që videoja e siguruar nga Dosja.al është xhiruar, ministrja nuk e ka hequr telefonin nga dora. Mesa duket pushimet bëhen, por edhe puna kontrollohet kudo je.

Porosia ka qënë e qartë nga kryeministri Edi Rama, këtë verë nuk ka pushime…socialistët fokusohen tek zgjedhjet e ardhshme. Por Balluku, edhe pse në “Vorën e saj” ka zgjedhje për kryetarin e Bashkisë, duket se është e qetë sepse i ka vënë punët në vijë, ndaj i ka mbetur të kërkojë pak…relaks.

PAK INFO: “Kep Merli” është një resortet më luksoze në vend, i cili priti vitin që shkoi edhe çiftin Sarkozy-Carla Bruni.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku ne plazh belinda balluku belinda balluku ne plazh

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...