Politike

Firmoset marrëveshja! Më 23 korrik votohet ‘Zgjedhorja’, Murrizi del kundër. Rama apel Bashës: Tryezë të KP sa më shp

21 Korrik 2020, 16:08 Nga DOSJA
Firmoset marrëveshja! Më 23 korrik votohet ‘Zgjedhorja’,

TIRANË– Më 23 korrik, Reforma Zgjedhore do të kalojë në Kuvend pa siguri se do të miratohet me vota të plota dhe një javë më pas të zgjedhurit e popullit do të votojnë për ndryshimet në Kushtetutë për ndalimin e koalicioneve dhe hapjen e listave. Pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar pasditen e sotme, krerët e grupeve parlamentare të opozitës, janë shprehur se nuk mbajnë përgjegjësi për votën individuale të deputetëve të tyre.

Takimi për nënshkrimin e marrëveshjes nisi pasditen e sotme në orën 19:00 dhe pas një ore, palët firmosën katër kopje të marrëveshjes. Për opozitën parlamentare firmosën Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, ndërsa për maxhorancën “firmën” e hodhi Taulant Balla.  Në dokument shkruhet se pas dy ditësh në seancën e 23 korrikut në Kuvend, do të votohet për Reformën Zgjedhore, dhe një javë më pas, më 30 korrik do të kalojnë ndryshimet Kushtetuese që kërkon opozita e re.

Megjithatë “Zgjedhorja” mund edhe të mos kalojë, pasi deputeti Murrizi shprehu hapur para kamerave jashtë godinës së Kryesisë së Kuvendit se nuk do të ngrejë lart ‘kartonin jeshil’. Madje ai tregoi edhe dokumentin që kishte firmosur, ku kishte shënuar se ishte dakord me gjithçka përveç pikës 1.

Po ashtu, asnjë siguri nuk dhanë as krerët e grupeve të tjera, Musai dhe Stojku, të cilët u shprehën se në parim kishin marrë “ok” nga deputetët e tyre për të firmosur marrëveshjen por se nuk jepnin garanci për votën e tyre pas dy ditësh.

Një fjalë të shkurtër për mediat e mbajti edhe kryeministri Edi Rama, i cili edhe njëherë kërkoi një mbledhje tjetër të Këshillit Politik, duke i dërguar edhe një apel kryedemokratit Lulzim Basha që të mos bëjë gabimet e të shkuarës duke mos marrë pjesë në tryeza politike. Sa i përket votimit të 23 korrikut, Rama u shpreh optimist se do të arriheshin të gjitha votat e nevojshme, ndërsa edhe njëherë përmendi që zgjedhjet janë shumë pranë dhe se ato do të matet “forca” mes palëve.

4 PIKAT E MARRËVESHJES:

1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.

3. Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.

Takimi i Ramës me opozitën e re, vjen disa orë pas atij me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i tha kryeministrit se SHBA ishte e qartë në atë që kërkonte nga Shqipëria lidhur me Reformën Zgjedhore. 

Ndërsa jo më larg se dje u mblodh tryeza në Pallatin e Kongreseve në Këshillin Politik mes të gjitha palëve ku nuk u gjet konsensusi. Maxhoranca përkrah listat e hapura me pretendimin se kërkohen nga qytetarët, ndërkohë opozita e bashkuar jashtëparlamentare këmbëngul se ndryshimi i Kushtetutës “shkel” marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkohë nga ana e tyre, opozita parlamentare kërkon që për të kaluar në Kuvend Reformën Zgjedhore, të ndryshohet Kushtetuta duke hapur listat dhe ndalimin e koalicioneve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 marreveshja ps-opozite e re edi rama edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 marreveshja ps-opozite e re

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...