Politike

21 Korrik 2020, 15:34 Nga DOSJA

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën e kabinetit të Ramës, Vali Bizhga por mesa duket ambasadorja ka takuar edhe kryeministrin e vendit. 

Mësohet se gjatë dy orëve të kaluar “tête-à-tête”, ambasadorja Kim ka folur kryesisht për marrëveshjen e 5 qershorit, e cila është një prej kushteve që Shqipëria të çelë negociatat me Bashkimin Europian. 

Gjatë bisedës, mësohet se ambasadorja është shprehur se Amerika i ka të qarta pritshmëritë që i ka vendosur Shqipërisë lidhur me marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor, e cila u “firmos” në rezidencën e vetë Yuri Kim. Megjithatë Kim dhe Rama nuk janë ndalur vetëm tek “Zgjedhorja”, pasi ambasadorja dhe kryeministri mësohet se kanë diskutuar edhe për çështje të tjera me rëndësi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore yuri kim yuri kim ne kryeministri yuri kim takon bizhgen yuri kim takon edi ramen reforma zgjedhore yuri kim yuri kim ne kryeministri yuri kim takon bizhgen yuri kim takon edi ramen

Sondazh

Poll