Politike

“PS do atë që duan qytetarët”, Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Gënjeshtar, qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të

21 Korrik 2020, 14:02 Nga DOSJA
“PS do atë që duan qytetarët”, Bardhi i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha pak më parë, se listat e hapura janë ato që duan qytetarët. Bardhi shton, se qëllimi i vetëm i Ramës është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Ai gjithashtu ka publikuar procesverbalin e Komisionit të Ligjeve, ku është shkruar e zeza mbi të bardhë, për qëllimin e vërtetë të Ramës dhe është firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Postimi i plotë

Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit. Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore. Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!

Reagimi i Bardhit vjen pak momente pasi Rama publikoi një video, ku përsëritit thirrjen për listat e hapura, duke thënë se PS do atë që duan qytetarët. Opozita jashtëparlamentare nga ana tjetër akuzon Ramën, se kërkon të prishë marrëveshjen e 5 qershorit. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për ndryshimet kushtetuese, për heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave, i cili rezultoi pa sukses.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll