Politike

Basha homazhe te varri i Isa Boletinit, merr dhuratë flamurin e ngritur në qershor të 1912-ës

21 Korrik 2020, 13:19 Nga DOSJA
Basha homazhe te varri i Isa Boletinit, merr dhuratë flamurin e ngritur

KOSOVË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën e tij të dytë të vizitës në Kosovë është ndalur edhe tek kulla e Boletinëve. Kryedemokrati, i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, u prit nga pasardhësit e Isa Boletinit.

Këta të fundit i treguan Bashës, ambjentet brenda kullës ku ka jetuar heroi Isa Boletini. Pasardhësit e Boletinit, i dhuruan Bashës një flamur të ngitur në qershor të 1912 nga Isa Boletini.

Pavarësisht situatës së COVID-19, Basha nuk ishte i pajisur me maskë gjatë vizitës së tij dhe as nuk ruajti distancën fizike me të pranishmit. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në Facebook, kryedemokrati shkruan, se nuk do të kursejë asgjë për t’i shërbyer Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Postimi i Bashës

Kryetari Basha ne Kullen e Isa Boletinit: Pasardhësit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë. Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij. Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.

Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë. Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij. Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë. Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Basha zhvilloi homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Gjithashtu ai u takua me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha homazhe te varri i isa boletinit lulzim basha lulzim basha homazhe te varri i isa boletinit

Sondazh

Poll