Politike

Rama përsërit thirrjen: Ne do i hapim listat, sepse PS do atë që duan qytetarët

21 Korrik 2020, 13:01 Nga DOSJA
Rama përsërit thirrjen: Ne do i hapim listat, sepse PS do atë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video e shprehet se është i vendosur që të hapë listat. Krahas videos, e cila tregon disa dyer që hapen, Rama shpjegon se çfarë janë listat e hapura. 

Kreu i qeverisë shton se tani është koha që të hapen listat, për të forcuar më tej demokracinë pasi PS do atë që duan qytetarët. 

HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan numri një i qeverisë. 

Më herët sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen marrëveshjen e 5 qershorit, e cila është dakordësuar më opozitën jashtëparlamentare. Ndërkohë dje Rama ka zhvilluar dhe një takim me përfaqësues të dy opozitave në Këshillin Politik dhe ka diskutuar për hapjen e listave. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve listat e hapura

Sondazh

Poll