Bota

Koordinatori i ri Kosovës për dialogun/ Thaçi mirëpret emërimin e Hysenit: Kam besim të plotë tek përvoja e tij 30-vjeç

21 Korrik 2020, 16:45 Nga DOSJA
Koordinatori i ri Kosovës për dialogun/ Thaçi mirëpret

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook menjëherë pasi Kryeministri Avdullah Hoti emëroi si koordinator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hysenin.

Thaçi e ka mirëpritur këtë  emërim  duke thënë se thënë se ka besim të plotë se përvoja 30-vjeçare e Hysenit në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej në postimin e tij Thaçi u shpreh se Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike.

POSTIMI I PLOTË I THAÇIT:

E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i z. Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror. Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës. HTH

Më 16 korrik në Bruksel është zhvilluar për 3 orë me rradhë takimi mes liderit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së. Nga ky takim u mësua se ishte folur për çështjet e të zhdukurëve në luftën e Kosovës si edhe për ekonominë. Ndërsa Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish më datë 22 korrik.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi hashim thaci skender hyseni avdullah hoti dialogu kosove-serbi hashim thaci skender hyseni

Sondazh

Poll