Bota

Udhëtuan prej datës 1 korrik/ Autoritetet greke publikojnë shifrat: 295 vizitorë të huaj rezultuan me Covid-19, mes tyre ed

21 Korrik 2020, 16:59 Nga DOSJA
Udhëtuan prej datës 1 korrik/ Autoritetet greke publikojnë

GREQI– Në një kohë që Greqia premtoi se do të hapet turizmi prej datës 1 korrik, duket se situata sa vjen dhe po përkeqësohet me shtimin  e rasteve të reja.

Ditën e sotme zëvëndësministi i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias përmes një konferece për mediat ka bërë me dije numrin e përgjithshëm të shtetasve të huaj që  kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

“Një total prej 295 vizitorësh të huaj kanë testuar pozitivë për Covid-19 në periudhën nga 1-19 korrik.”- u shpreh ministri i Greqisë për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias, duke shtuar se 53 raste ishin akoma aktive.

Më tej ai ka deklaruar se autoritetet greke që nga data 1 korrik, kur u hap edhe kufiri për turistët kanë kryer 127.900 testime.

Haradalias tha se mes 295 shtetasve që kanë rezultuar pozitivë, 78 raste janë shtetats serbë, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA.

Gjithashtu mësohet se nga 1 korriku e deri tani, Greqinë e kanë vizituar 918.032 persona.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë e deri më tani në të gjithë Greqinë kanë vdekur  197 nga koronavirusi dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4,048.

Burimi:  Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi nikos hardalias koronavirusi në greqi nikos hardalias

Sondazh

Poll