Bota

Vepronte më shumë se 30 vite në të gjithë Italinë/ Policia zbulon psiko-sektin, 77 vjeçari me pseudonimin ‘Doktori’ a

21 Korrik 2020, 17:12 Nga DOSJA
Vepronte më shumë se 30 vite në të gjithë Italinë/

ITALI- Policia italiane e qytetit të Novarës pas përfundimit të një hetimi të koordinuar nga prokuroria e Torinos ka zbuluar ekzistencën e një sekti i cili ishte në funksion për më shumë se 30 vite. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se kjo është bërë e mundur falë dëshmisë së një vajze e cila ishte viktimë e abuzimit seksual.

Mësohet se në krye të sektit, viktimat e të cilit ishin kryesisht gra dhe vajza të reja, ishte një burrë 77-vjeçar, i cili quhej “Doktori” dhe që trajtohej si hyjni.

Anëtarët e sektit iu nënshtruan dhunës seksuale, në mënyrë që, t’i nënshtroheshin plotësisht ‘Doktorit’ dhe që të vepronin sipas urdhrave të tij. Mësohet po ashtu se vajzat dhe gratë u zgjodhën nga familjet më në ‘zë’. Sekti gjithashtu merrej me “pastrim parash” ndërkohë kishte degë edhe në Milano dhe Pavia.

“Ai vendos gjithçka, ai vendos se kush duhet të futet në grup dhe ku do të jenë qendrat që do të punohet. Ai zgjedh se me cilën viktimë të argëtohet. Ai zgjedh nëse ju mund ose nuk mund të shkoni në “vendet tona”. Ai është Ai. Ne e quajmë atë “Ai” ose “Doktor”, sepse ne nuk mund të emërojmë emrin e tij, nuk na lejohen “. është shprehur vajza për mediat e huaja.

Ndër të tjera policia ka zbuluar se se drejtuesi kishte 26 bashkëpunëtorë, dhe se profesionistë të tillë si disa psikoterapistë, pronarë të dy shkollave të baletit, pronarë të dyqaneve artizanale dhe të tjerë, gjithashtu morën pjesë në rekrutimin e anëtarëve. Sipas policisë, edhe vajzat e nivelit të lartë kulturor tërhiqeshin në sekt, nëse udhëheqësi i vlerësonte si objektiva.

“Askush nuk mund të jetë ishte sigurt se nuk do të përfshihej në sekt”, dëshmoi vajza.

Burimi:ilsecoloxix.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali zbulohet sekti psiko-psikik itali zbulohet sekti psiko-psikik

Sondazh

Poll