Bota

Përfundon operacioni mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohen 75 persona, policia sekuestron asete me vlerë 169 mln euro

21 Korrik 2020, 16:51 Nga DOSJA
Përfundon operacioni mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohen 75

ITALI- Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë zvicerane kanë arrestuar 75 personave të akuzuar si të lidhur me Ndrangheta-n. Operacioni është koordinuar dhe drejtuar nga prokurori i Catanzaro, dhe nga autoriteti gjyqësor i Bernës ku hetimi përfshiu 158 persona. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe Francesco Antonio Stillitani, ish kryetari i komunës Pizzo.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se banda kriminale akuzohet për trafikim ndërkombëtar të drogës, pastrim parash, regjistrim fiktiv mallrash, korrupsion dhe krimeve të tjera, të gjitha të zhvilluara me metoda mafioze në mënyra të ndryshme.

Operacioni përfshiu disa eksponentë të afirmuar dhe familje të krimit të organizuar nga Kalabria. Mediat bëjnë të ditur se  policia Federale Gjyqësore e Bernës, ka sekuestruar asete me vlerë 169 milionë euro.

Burimi:repubblica.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali policia italiane zvicer itali policia italiane zvicer

Sondazh

Poll