Politike

Ligjet kundër PS-së dhe pro Metës, miratojnë dekretin për betimin e gjyqtarëve: Propozimi bie ndesh me Kushtetutën

21 Korrik 2020, 10:58 Nga DOSJA
Ligjet kundër PS-së dhe pro Metës, miratojnë dekretin

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend projektligjin që synonte të ishte si një mekanizëm zhbllokues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rast refuzimi nga kreu i shtetit. Deputetët e maxhorancës kanë rrëzuar një ligj të propozuar nga vetë ata, duke bërë një hap pas, pas publikimit të raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. 

Në mbledhjen tek Ligjet ishte i ftuar dhe këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi, i cili shpjegoi dekretin e Presidentit. Ai lexoi dhe një pjesë nga opinioni i Venecias, që sipas tij është vlerësuar se betimi përpara presidentit nuk mund të shmanget, pasi bie ndesh me Kushtetutën. Deputetja Socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë dhe të vendoset në Kushtetutë.

Dervishi: Ajo që nuk është bërë me Kushtetutë, nuk mund të bëhet me ligj. Ligji i miratuar në Kuvend cënon kompetencat e Presidentit. Betimi bëhet vetëm përpara Presidentit dhe askund tjetër.

Klotilda Ferhati: Komisioni i Venecias na ka thënë se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë, dhe të vendoset në Kushtetutë. Pra, nuk është kundër mekanizmit. Komisioni duhet të pranojë dekretin, dhe më tej të ecim me ndryshime kushtetuese.

Ligji është propopzuar nga disa deputetë të opozitës pak muaj më parë, kur po vijonte procesi i zgjedhjeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në atë kohë Presidenti, nisi një luftë me maxhorancë në lidhje me procedurat për emërimet në Kushtetuese, duke refuzuar dhe betimin e Arta Vorpsit, pasi nuk e njihte si kandidaturë.

Vorpsi bëri një betim me shkrim tek noterja dhe tashmë vijon punën në gjykatë dhe pse nuk është ende i qartë pozicioni i saj. PS për të zgjidhur problemin e mos pranimit të betimit tek Presidenti, propozoi që gjyqtarët mund të betoheshin dhe me shkrim dhe të vijonin punën, duke shmangur ceremoninë që është e sanksionuar në Kushtetutë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike betimi i gjyqtareve ilir meta komisioni i ligjeve betimi i gjyqtareve ilir meta komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll