Politike

Kuotat gjinore fusin në sherr deputetët e maxhorancës, Hysi përplaset me Gjiknurin: S’e dimë a do gjejmë burra, se Vetti

21 Korrik 2020, 11:02 Nga DOSJA
Kuotat gjinore fusin në sherr deputetët e maxhorancës, Hysi

TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri dhe deputetja Vasilika Hysi janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për kuotat gjinore. Gjiknuri ka deklaruar se kjo nuk duhet përfshirë pasi është e vështirë të gjenden gra. Por kundër tij ishte Hysi e cila ka replikuar duke thënë se janë më shumë gra ato që e kanë kaluar vettingun. Kjo e fundit është ndërprerë nga kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili është shprehur se duhet të flasin për çështje të teknikës legjislative


Gjiknuri: Le të rrimë te administarata zgjedhore dhe subjekti, mbase këtë term (gjykate) duhet ta heqim fare. Respektim të parimit për administratën zgjedhore në të gjitha komisionit. Për mendimin tim nuk duhet ta përfshijmë këtë për momentin, se është vështirë të gjejmë gra.

Gumi: Zbatimi i detyrimit të përfaqësimit gjinor sipas dispozitave konkrete.

Hysi: Studimi i Gjiknurit nuk qëndron. Ne nje studim rezulton se kanë kaluar më shumë vetingun grate se sa burrat. Përqindja është me e lartë të gratë. Se dimë a do gjejmë burra… (Manja e nderpret)

Manja: Zonja Hysi jemi në një cështje të teknikës legjislative…

Hysi: Jo jo ne jemi anëtarë dhe duhet të flasim… Në këtë ligj thuhet se në të gjitha organet vendore dhe të pavarura duhet të ketë minimunmi 30% të një gjinie. Uroj që edhe në Kolegjin Zgjedhor të kemi 30% të secilës gjini.

Manja: Secili ka të drejtën të diskutojë pafund por çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara. Dakordësuam që në fillim të mbledhjes që ndërhyrjet do të jetë të karakterit legjislativ. Në pikën 2 të nenit do të duhet të qëndrojë fjala Gjykatë. ( nderhyn alimadhi por nuk lejohet te flase nga Manja) Kush është dakord për nenin 3… Miratohet neni 3 kalojmë te 4. (nuk lejon asnjë të ndërhyë).

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri kuotat gjinore ligjet miratojne marreveshjen e 5 qershorit vasilika hysi damian gjiknuri kuotat gjinore ligjet miratojne marreveshjen e 5 qershorit vasilika hysi

Sondazh

Poll