Bota

Irani regjistron numrin më të lartë ditor të viktimave nga koronavirusi

21 Korrik 2020, 12:41 Nga DOSJA
Irani regjistron numrin më të lartë ditor të viktimave nga

IRAN– Irani është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në botë, ku ditë pas dite është parë një rritje e ndjeshme e rasteve të reja, gjithashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave.

Në 24 orët e fundit sipas mediave të huaja është mësuar se kanë humbur jetën të paktën 229 persona, shifër kjo më e lartë ditore e viktimave që nga përhapja e virusit në vend.

Ndërkohë zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Iranit janë regjistruar 2.625 raste të reja, duke bërë që numri total i të sëmurëve në vend të shkojë në 278.828. Ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar në 14.634.

Më tej ajo theksoi se lajmi i mirë është se deri më tani janë shëruar 242.351 persona, ndërkohë që 3.589 pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërsa janë kryer në total 2.201.958 teste të dyshuara për COVID-19 deri më tani që prej fillimity të shpërthimit të pandemisë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...