Bota

Brazili në “betejën” e ashpër me COVID-19, numri i viktimave arrin mbi 80 mijë

21 Korrik 2020, 12:31 Nga DOSJA
Brazili në “betejën” e ashpër me COVID-19, numri i

BRAZIL-Brazili vazhdon të jetë një nga vendet me numrin më  të lartë të infektimeve nga COVID-19 në botë. Ditën e hënë Ministria e Shëndetësis në Brazil ka deklaruar se numri i vdekjeve e ka kaluar shifrën 80,000.

Kohët e fundit, Brazili, një vend me 212 milion banorë ka regjistruar më shumë se 1.000 vdekje të reja në ditë, megjithëse shifra për të hënën ishte më e ulët, 632, duke arritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 80.120.

Sipas “DailyMail”, mendimi i ekspertëve është se nëse  do bëhen më shumë testime numri i  vërtetë i të prekurve do jetë më i lartë.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë ditën e premte  se  shpërthimi i virusit në Brazil duket se ka arritur “kulmin”.

Mesatarisht, Brazili ka regjistruar më shumë se 1 mijë vdekje të reja dhe 33,000 infeksione të reja në ditë gjatë javës së kaluar.

Burimi: Dailymail 

K.A/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...