Bota

Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 614 mijë numri i viktimave, numërohen më shumë se 14 mijë të infektuar

21 Korrik 2020, 12:12 Nga DOSJA
Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 614 mijë numri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,961,805  të infektuar dhe janë shënuar 143,864 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 39,485, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 301 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 80,251 viktima dhe 2,121,645 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në  24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.842 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 12,580.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,693 të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 11  raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,058 viktima dhe në Francë 30,177, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,422.

Ndërsa Belgjika sot ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja. Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...