Bota

Covid-19 “gjunjëzon” Kosovën/ Infektohen 39 persona në shtëpinë e të moshuarëve, përfshirë edhe punëtorë

21 Korrik 2020, 12:24 Nga DOSJA
Covid-19 “gjunjëzon” Kosovën/ Infektohen 39 persona

PRISHTINË– Koronavirusi ka pushtuar rëndë të gjithë Kosovën  ku prej javësh janë rritur ndjeshëm  numrat e viktimave dhe të infektuarëve.  Ndërkohë ditën  e sotme sipas mediave vendase është bërë me dije se këtë të martë në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë janë konfirmuar raste me Covid-19.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se një person (banor resident) ka pasur simptoma të COVID-19 dhe me datën 17 korrik 2020 dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas këtij rasti janë testuar të gjithë banorët  e tjerë dhe po ashtu stafi profesional, ku pas marrjes së mostrave, 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Më tej ministria bën me dije se dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rënduar dhe të izoluar në ambiente të veçanta, ku njëri prej tyre është tashmë është i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët tjerë të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve, ndërkohë edhe stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

MPMS në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat tjerë rezidentë të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate.”- thuhet në njoftim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...