Bota

Modelja nga Izraeli dhe nëna e saj akuzohen për evazion fiskal, nuk paguante taksat me pretekstin se gjithmon udhëtonte jasht

21 Korrik 2020, 11:54 Nga DOSJA
Modelja nga Izraeli dhe nëna e saj akuzohen për evazion fiskal, nuk

IZRAEL- Modelja e famshme nga Izraeli, Bar Rafaeli dhe nëna e saj janë dënuar, për evazion fiskal. Modelja 35-vjeçare u akuzua se prej vitesh ajo nuk deklaronte të ardhurat e saj dhe shmangte gjithmonë taksat.

Gjykata Tel Aviv në Izrael, ka vendosur që modelia të paguajë një gjobë prej 2.4 milion dollarë, përveç detyrimeve të prapambetura. Nëna e modeles, Tizipi Refaeli, u dënua gjithashtu me një dënim më të rëndë, asaj u vendos gjobë prej 2.5 milion dollarësh dhe 16 muaj burg. Ajo akuzohet ndër të tjera se vendoste pronat e modeles në emrin e të afërmëve të saj.

Të dyja nënë e bijë kanë pranuar fajësinë dhe u dënuan në bazë të një marrëveshje të rënë dakod me autoritet muajin e kaluar.

Bar Refaeli, pranoi që nuk i ka deklaruar të ardhurat e saj të viteve të kaluara, duke pretenduar se kalonte pjesën më të madhe të kohës jashtë vendit, megjithëse avokatët e saj kanë thënë se nuk i ka shmangur me qëllim taksat. Bar Refaeli është e martuar me milionerin e Izraelit Adi Ezra dhe ka 2 femije.

(K.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bar rafael gjykata e tel aviv tizipi refaeli bar rafael gjykata e tel aviv tizipi refaeli

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...