Bota

21 Korrik 2020, 09:41 Nga DOSJA

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javësh rastet e infektimit kanë shkuar në 200,000.

OBSH-ja shprehet ndër të tjera se virusi po përshpejtohet ndërsa ditën e hënë shifra e personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 579,091.

Sipas “DailyMail“, shefi i emergjencës së OBSH-së Dr Micheael Ryan, në një koferencë për shtyp, ka thënë se është i shqetësuar për gjendjen në Afrikë dhe ka paralajmëruar se gjendja e empidemisë në Afrikën e Jugut mund të jetë një shenjë rreziku, pasi ajo mund të çojë në përhapje në gjithë kontinentin.

Unë jam shumë i shqetësuar, tani që kemi filluar të shohim një përshpejtim të përhapjes së virusit në Afrikë. Ndërsa Afrika e Jugut po përjeton një ngjarje shumë të rëndë, unë mendoj se është me të vërtetë një paralajmërues i asaj që mund të përballet kontinenti nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të siguruar mbështetje të mëtejshme. Virusi së pari është  përhapur në zonat më të pasura, por tani është zhvendosur në zona më të varfëra dhe më shumë rurale. Prandaj,  Afrika e Jugut po  përjeton një rritje. Ndërkohë që numrat e Afrikës së Jugut ishin shumë të lartë, ata ishin “rritur” vetëm me 30% gjatë javën e kaluar, në krahasim, me numrat në Kenia që janë rritur me 31%, në Madagaskar me 50 %, në Zambia me 57% dhe në Namibia me 69%.Unë mendoj se ajo që ne kemi filluar të shohim është një përshpejtim i vazhdueshëm i transmetimit në një numër vendesh.Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut.  Ne duhet ta marrim atë që po ndodh në Afrikë shumë, shumë seriozisht,”– shprehet ai ndër të tjera.

Ndërkohë rastet e personave të infektuar me COVID-19 në Afrikë, janë rritur nga 356.666 në 5 korrik në 579,091 në 19 korrik sipas të dhënave të nxjerra nga OBSH.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne afrike obsh ne afrike koronavirusi ne afrike obsh ne afrike

Sondazh

Poll