Bota

Katër ditë bisedime, liderët e BE-së arrijnë marrëveshjen për rimëkëmbjen e ekonomisë. Akodrohet fondi 750 mld €

21 Korrik 2020, 06:12 Nga DOSJA
Katër ditë bisedime, liderët e BE-së arrijnë

BRUKSEL- Liderët e BE pas katër ditësh bisedime kanë arritur marrëveshjen për paketën e rimbëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë së COVID-19.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se 27 vendet e BE do të ofrojnë 750 miliard € në grante dhe kredi për të rimëkëmbur ekonominë që është futur në krizë të thellë nga pandemia.

Kryetari i Samitit, i cili është dhe kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas arritjes së marrëveshjes u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Evropën. Ndërkohë ka reaguar dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila shprehet se tani duhet të fitohet mbështetja e PE.

Sot kemi ndërmarrë një hap historik, të gjithë mund të jemi krenarë. Por mbeten hapa të tjerë të rëndësishëm. E para dhe më e rëndësishmja: të fitojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian. Është e zakonshme përgjegjësinë për të ofruar”, shkruan von der Leyen.

Marrëveshja përqendrohet në një program prej 390 miliard dollarësh për shtetet anëtare të goditura më rëndë nga pandemia. Samiti, i cili filloi në Bruksel të Premten dhe pati më shumë se 90 orë bisedime. Tashmë paketa financiare ka nevojë dhe për ratifikim nga Parlamenti Evropian.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charles michel lideret e be arrijne marreveshjen marreveshja e be per pandemine ursula von der leyen charles michel lideret e be arrijne marreveshjen marreveshja e be per pandemine ursula von der leyen

Sondazh

Poll