Bota

Rrënqethëse! 30 vjeçari sakrifikon jetën për të ëmën, ngjitet në dritaren e dhomës së spitalit për t’i dhënë lam

20 Korrik 2020, 20:57 Nga DOSJA
Rrënqethëse! 30 vjeçari sakrifikon jetën për të

PALESTINË– Sakrifica e një djali  i cili rrezikoi jetën dhjetëra herë duke u ngjitur në mure të larta, për ta parë nga dritarja nënën e cila ishte e shtruar në spital po bënë xhiron e botës.

30 vjeçari nga Beit Awa në Bregun Perëndimor, Palestinë me emrin Jihad Al-Suwaiti, u ngjit në në dritaren e repartit të kujdesit intensiv në Hebron, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës që fatëkeqësisht nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Fotoja e publikuara nga mediat e huaja që tashmë është bërë virale ku dhe ka rrënqethur  botën tregon të riun të ulur pranë dritares së dhomës ku qëndronte e ëma e tij që ishte në moshën 73-vjeçare.

Gjithashtu fotografia  është shpërndarë nga përfaqësuesi i Patriotic Vision në Kombët e Bashkuara, Mohamad Safa.

 “Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19, është ngjitur nëpër mure deri në dritaren e dhomës së saj, dhe e vështroi derisa ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Safa përbri fotgrafisë së shpërndarë.

“Djalë i mrekullueshëm, që më nxori lotët nga sytë dhe bëri që fyti im të dridhet nga dashuria dhe përkushtimi i tij për nënën”, ka shkruar një person tjetër lidhur me këtë foto.

Nëna e tij Rasmi Suwaiti vuante nga leukemia kur rezultoi pozitive me COVID-19. Ajo ishte pranuar në spitalin e Hebronit dhe kaloi pothuajse pesë ditë, por megjithatë nuk mundi të jetonte.

Burimi: .leportale

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jihad al-suwaiti koronavirusi ne palestine palestine rasmi suwaiti jihad al-suwaiti koronavirusi ne palestine palestine rasmi suwaiti

Sondazh

Poll