Aktualitet

Babai i 4 fëmijëve në Elbasan u vra sapo doli nga palestra, autorët i kaluan para Policisë Rrugore pas atentatit, bënë xh

21 Korrik 2020, 09:18 Nga DOSJA
Babai i 4 fëmijëve në Elbasan u vra sapo doli nga palestra,

ELBASAN- Emiljano Ramazi u vra pak minuta pas doli nga palestra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 39-vjeçari ka qenë duke parkuar makinën e tij tip “Ford Focus”, rreth orës 16:39 minuta, poshtë apartamentit ku banonte në lagjen “Beqir Dardha”, në momentin kur autorët, që kanë qenë duke vëzhguar të gjitha lëvizjet e tij, e kanë qëlluar 5 herë për vdekje. Njëri prej tyre, mendohet se ka qenë vëzhguesi i rregulltë i lëvizjeve të të riut, dhe ka njoftuar autorët për “momentin e përshtatshëm”. Makina me të cilën kanë qenë autorët ka qenë e tipit “Volksvagen”, me targa të vjedhura AA 819 KX, që i takonin një mjeti të llojit “Renault Megane”, dhe njëri prej tyre qëlloi me një pesë plumba mbi trupin e Ramazanit dhe e la të vdekur.

Ky automjet është parë nga kalimtarët shumë herë duke bërë xhiro në këtë zonë. Ndërsa prokuroria dhe policia kanë sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë në zonë, që nga palestra e deri tek vendi ku u ekzekutua Ramazani për të parë ndjekjen që është bërë nga autorët.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe është duke ndjekur disa persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se makina e autorëve në momentin që është larguar nga vendngjarja i ka kaluar përpara edhe një patrulle të policisë rrugore, që ka qenë në monitorimin e rregullave të qarkullimit në aksin Elbasan-Papër.

39-vjeçari Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme në zonën e njohur si “Zona e Tabakanes”, në Elbasan. Autorët kishin marrë me vete dy kallashnikovë dhe një pistoletë, por ai u vra me një pistoletë e cila nuk u gjet në automjetin e djegur në Bradashesh.

Ramazani, babai i 4 fëmijëve është një emër i njohur në botën e krimit në Elbasan. 39-vjeçari i njohur edhe si miku i “Talo Celës”, njërit prej 8 personave që akuzohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, është prangosur nga policia për herë të fundit në vitin 2017 bashkë me shokun e tij, Marenglen Kamami, pasi iu gjet me vete drogë. Më herët ai ishte liruar nga Gjykata e Lartë me një vendim të dyshimtë ndërsa pista kryesore që po hetohet është larja e hesapeve mes bandave. Ramazani, gjithashtu dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate në zonën e Elbasanit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazani talo çela emiljano ramazani talo çela

Sondazh

Poll