Aktualitet

Studimi i Akdemisë së Shkencave, eksperti Dasho: Është koha të na dëgjoni ne, institucionet shtetërore ishin vatrat e kor

21 Korrik 2020, 08:43 Nga DOSJA
Studimi i Akdemisë së Shkencave, eksperti Dasho: Është koha

TIRANË– Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, një ditë pas publikimit të studimit të Akademisë së Shkencave, shprehet se kjo gjë ka treguar se institucionet shtetërore ishin vatrat e koronavirusit në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se është koha që autoritetet shëndetësore duhet të dëgjojnë ekspertët dhe të veprojnë sipas këshillave të tyre.

Dje mësuam diçka shumë të dobishme rreth situatës së covid në Shqipëri!Studimi i kryer për praninë e antitrupave anti-COVID midis pacientëve të katër qendrave shëndetësore të Tiranës nuk mund të jepte rezultate më të ndryshme nga ato që u konstatuan. Prevalenca e antitrupave midis pacientëve të Poliklinikës Nr. 9 ishte 17.5%, ndërkohë që në tre poliklinikat e tjera, kjo prelavalencë rezultoi 0%, 2.8% dhe 6.3%.Nuk mund të mos bëhet lidhja midis gjetjeve të studimit dhe shpërthimit të covid midis personelit mjekësor të poliklinikës nr. 9 në fillim të muajit qershor!”- shkruan Dasho krah grafikës.

Një ditë më parë, Akademia e Shkencave publikoi studimin që kishte kryer në lidhje me imunitetin e popullatës 5 muaj pas shpërthimit të COVID-19. Sipas studimit, deri në qershor, infeksioni në komunitet është përhapur me shpejtësi, duke qenë larg imunitetit të tufës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkecave erion dasho koronavirusi ne shqiperi akademia e shkecave erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...