Aktualitet

I vunë tritolin në banesë, flet pronari Gjergj Llazi: E dëgjoi gjithë lagjia shpërthimin, s’kam pasur kurrë probleme, e

21 Korrik 2020, 08:19 Nga DOSJA
I vunë tritolin në banesë, flet pronari Gjergj Llazi: E

TIRANË– Gjergji Llazi, pronari i banesës që iu vendos tritoli në banesë ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd. Përpara mediave, Llazi u shpreh se nuk e di se përse ka ndodhur kjo gjë, pasi shkon mirë me të gjithë, në zonën e Laprakës, ku jeton dhe vetë.

Unë kam qenë në gjumë me gjithë familjarët e mi. Erdhi policia, telefonin e kam pasur të fikur. Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë njeri. Fuqia e shpërthimit ishte e madhe. E dëgjoi gjithë lagjia. Nuk dyshoj tek asnjë njeri, kam punuar si taksixhi, me bojëra. Lloj lloj pune. Jemi katër veta në familje. Kam deklaruar gjithçka. Nuk jam dot përgjigje për gjë tjetër. Me gjithë Laprakën shkoj mirë. S’kam pasur asnjëherë konflikte me neri. Në botë. Këta e dinë çfarë njeriu jam,”- shprehet ai ndër të tjera.

Banesa e Llazit u trondit mesnatën e kaluar, pasi iu vendos një tritol në derë. Dyshimet paraprake janë se tritoli ka qenë një formë kërcënimi për Llazin, pasi ai rezulton të jetë përfshirë në disa vjedhje makinash.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergji llazi laprake shperthen eksplozivi ne laprake gjergji llazi laprake shperthen eksplozivi ne laprake

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...