Aktualitet

Sekuestrohen afro 55 mijë euro dhe një automjet në Lushnje, arrestohet 28-vjeçari nga Laçi

21 Korrik 2020, 08:48 Nga DOSJA
Sekuestrohen afro 55 mijë euro dhe një automjet në Lushnje,

LUSHNJE– 54 mijë e 700 euro janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se janë siguruar në mënyrë të jashtëligjshme. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Lushnjes, njoftoi se ditën e sotme ka ndaluar për kontroll një automjet të llojit “Audi”.

Pas kontrollit, në mjet janë gjetur paratë, që janë sekuestruar. Gjithashtu është sekuestruar edhe makina. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, 28-vjeçari me inicialet Z.Gj., banues në Laç.

Ai akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë Lushnjë

Kontrolle të shtuara nga Policia në akset rrugore me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale. Sekuestrohen 54.700 euro dhe 1 automjet, të dyshuara të përfituara nga aktivitet i kundërligjshëm. Procedohet penalisht poseduesi i tyre për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në kuadër të masave të marra për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit në qarkun e Fierit, janë shtuar kontrollet në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, u ndalua mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Z. Gj. Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 54.700 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasin: Z. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilën udhëtonte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

(f,.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjeçari sekuestrohen afro 55 miej euro ne lushnje arrestohet 28 vjeçari sekuestrohen afro 55 miej euro ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...