Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar. Makina e tij ‘fluturon’ dhe përplaset me pemën (EMRI+FOTO)

21 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar.

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku viktimë ka mbetur një 22-vjeçar. Mediat në vend bëjnë me dije se viktima është shqiptari Franko Caushaj.

Më tej shtohet se i riu ka humbur jetën gjatë natës, rreth orës 02:00. Makina me të cilën ai udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përplasur, i riu është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të rënda ai humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi Zorlesco, ku 22-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal dhe nuk po i drejtohej shtëpisë në Casalpustelengo. Makina u ngjit në trotuar dhe pasi ‘fluturoi’ disa metra u përplas me një pemë dhe ka  pësuar disa trauma të rënda në kokë dhe gjoks.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht ata dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë shpejtësia e lartë ose pagjumësia e shoferit. Franko Caushaj jetonte prej vitesh me familjen në Itali dhe njihen në zonë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali franko caushaj vdes shqiptari ne itali aksident ne itali franko caushaj vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...