Aktualitet

FOTO/ Policia shpërndan me forcë protestën e artistëve dhe pronarëve të lokaleve, shoqërohen disa persona

21 Korrik 2020, 08:06 Nga DOSJA
FOTO/ Policia shpërndan me forcë protestën e artistëve dhe

TIRANË- Shoqata e Bareve, biznesmenët dhe artistët e prekur nga Akti Normtativ i qeverisë që ndalon muzikën pas orës 20:00 edhe në ambiente të hapura kanë dalë sot në protestë para Kryeministrisë, por ata janë ndaluar që në fillim nga Policia. 

Sapo ata kanë nisur grumbullimin, Policia ka nisur shpërndarjen me forcë ku disa prej tyre i ka shoqëruar për në Komisariat. Forcat e Rendit e shumtë në numër përdori forcën kundër qytetarëve, duke i shoqëruar ata me forcë.

Një ditë më parë  Shoqata i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, pasi do të ketë pasoja të rënda për këtë sektor. Ata gjithashtu i kanë kërkuar qeverisë që të shtohen masat distancuese, të monitorohet zbatimi i masave nga klientët, si dhe të mbështetet sektori i argëtimit. Sipas tyre, nuk ka prova, që ambjentet e hapura, të jenë vatër për shpërndarjen e virusit.

Ata iu drejtuan qeverisë me disa kërkesa: Të shtohen masat e individeve distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin. Të monitorohen masat individuale te klienteve pa penalizuar biznesin qe eshte ne kushte falimenti.

Një ditë më parë pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që preken nga Akti Normativ i qeverisë. Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 20:00. Biznesmenët kanë thënë se ata janë pro çdo protokolli dhe shtojnë se i reskpetojnë masat dhe vendimi i qeverisë i godet ekonomikisht.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 protesta e bizneseve shoqata e bareve ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 protesta e bizneseve shoqata e bareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...