Aktualitet

Shkarkohet Niko Rapi, gjyqtari i Tiranës kishte probleme me pasurinë

21 Korrik 2020, 08:52 Nga DOSJA
Shkarkohet Niko Rapi, gjyqtari i Tiranës kishte probleme me pasurinë

TIRANË– Niko Rapi, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në vendimin e shpallur sot, trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari pasi analizoi provat dhe faktet për subjektin e rivlerësimit Niko Rapi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi shkarkimin e Rapit nga detyra.

Niko Rapi e ka nisur karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Ai përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Pas Pogradecit, u transferua në Gjykatën e Tiranës në vitin 2016.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet niko rapi shkarkohet niko rapi niko rapi shkarkohet niko rapi

Sondazh

Poll