Aktualitet

KPK-ja konfirmon në detyrë Irena Brahimin, gjyqtaren e Apelit në Gjirokastër

21 Korrik 2020, 08:45 Nga DOSJA
KPK-ja konfirmon në detyrë Irena Brahimin, gjyqtaren e Apelit në

TIRANË– Irena Brahimi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në Gjirokastër është konfirmuar në detyrë ditën e sotme.

Në vendimin e shpallur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, mësohet se Brahimi ka rezultuar e pastër në të treja shtyllat e vlerësimit.

Për pasojë, trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte për subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.

Irena Brahimi e ka filluar karrierën si gjyqtare, në vitin 2001. Në atë kohë ajo u emërua gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës. Ndërsa nga viti 2004, ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irena brahimi irena brahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...