Aktualitet

Shezlongë pa leje dhe zaptim plazhi te “Shkëmbi i Kavajës”, procedohet 64-vjeçari nga Tirana, tre të arrestuar në Durr

21 Korrik 2020, 07:48 Nga DOSJA
Shezlongë pa leje dhe zaptim plazhi te “Shkëmbi i

DURRËS– Një person është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka pushutuar një territor në mënyrë të jashtëligjshme, ndërsa tre të tjerë janë vënë në pranga, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 64 vjeçari, banues në Tiranë është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Ndërsa tre të tjerët që janë arrestuar, janë: F. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H. dhe D. M., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se në lagjen nr. 5, i ka vjedhur biçikletën shtetasit B. H.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Arrestohen në flagrancë 3 dhe shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin: N. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse. Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi O. K., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi më lagjen nr. 14, është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H.

Gjithashtu, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se në lagjen nr. 5, i ka vjedhur biçikletën shtetasit B. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres procedohet penalisht zaptimi i plazheve durres procedohet penalisht zaptimi i plazheve

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 07:11

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popull...