Aktualitet

21 Korrik 2020, 07:11 Nga DOSJA

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar sot studimin e publikuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave, në lidhje me imunitetin e popullatës dhe agresivitetin e virusit.

ASH zbuloi se deri tani 6-7% e qytetarëve të Tiranës kanë fituar imunitet nga Covid-19 dhe kjo sipas Alimehmetit është një lajm i mirë, pasi tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne.

Është një studim nga akademia e shkencave që e thotë 6-7 % nuk ka dalë ende raporti i plotë për të kuptuar saktë kujt i referohet fiks. Përderisa të dhenta janë zyrtare flasim për qarkun Tiranës rezulton kjo shifër, mund të jetë edhe më e vogël. Dimë që jo i gjithë qarku ka të njëjtën dendësi popullate. Mund të jetë më i vogël numri absolut, por ai relativ është shumë më i madh

Është lajm i mirë sepse tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne. Jemi të ngjashëm me situatën e Bergamos. Pak a shumë 1 me 46. E njëjta gjë ka ndodhur në Bergamo. Këtë vdekshmëri që kemi, por prapë nuk është në kuadrin e shifrës totale. Edhe vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH në fillim thoshte 3.4%. Të dhënat tona epidemiologjike flasin për qarkun e Tiranës për 4.8%. ndërkohë, që me të dhënat e reja ndoshta kjo ulet në 0.1 %. Në këtë koncept është një shifër e mirë”, deklaroi ai për ABC News. 

Akademia e Shkencave ka kryer një studim në lidhje me imunitetin e popullatës 5 muaj pas shpërthimit të COVID-19. Sipas studimit, deri në qershor, infeksioni në komunitet është përhapur me shpejtësi, duke qenë larg imunitetit të tufës. Studimi u krye nga akademiku Genc Sulçebe dhe Prof.dr, Alban Ylli në shërbimin e imunologjisë pranë QSUT. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave ilir alimehemeti masat kunder covid 19 akademia e shkencave ilir alimehemeti masat kunder covid 19

Sondazh

Poll