Sport

Nuk ka “Top të Artë” për këtë sezon, Barcelona gjen mënyrën të “thumbojë” Ronaldon: Të gjithë e dinë kush ë

20 Korrik 2020, 19:47 Nga DOSJA
Nuk ka “Top të Artë” për këtë sezon,

FRANCË-Revista franceze “France Football” njoftoi pasditen e sotme se ka vendosur të mos japë çmimin prestigjoz “Topi i Artë” për vitin 2020, me arsyetimin se për shkak të pandemisë, kushtet kanë ndryshuar dhe gara nuk ka qenë e barabartë për të gjithë pretendentët.Ky vendim është cilësuar i drejtë, duke qenë se kampionate të caktuara si ai francez, u ndërprenë dhe nuk vijuan më që prej muajit mars, ndërsa klubi i Barcelonës gjeti një mënyrë të veçante për t’i bërë jehonë lajmit të revistës franceze.

“E kuptojmë vendimin. Për më tepër të gjithë e dimë kush është më i miri në botë”, ka shkruar klubi katalan, duke e shoqëruar edhe me një foto të Lionel Messit bashkë me 6 Topat e Artë që ka fituar në karrierë.

Natyrisht që ky ishte një “thumb” edhe për rivalin e përjetshëm të argjentinasit, yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar trofeun prestigjoz vetëm 5 herë dhe kishte si synim edhe një të 6 për t’u barazuar me Messin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi ronaldo topi i arte barcelona messi ronaldo topi i arte

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2020, 16:29

SPANJË- Quique Setien, trajneri i Barcelonës në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për marrëdhëniet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Lionel Me...