Sport

“Ishim krejtësisht në mëshirë të zotit, kemi famije”,futbollisti i Egnatia-s tregon tmerrin që përjetoi në Pukë: Di

20 Korrik 2020, 10:08 Nga DOSJA
“Ishim krejtësisht në mëshirë të zotit, kemi

PUKË-Amarildo Dimo, futbollisti i Egnatia-s tregon tmerrin që përjetoi në Pukë në ndeshjen e fundjavës Tërbuni-Egnatia. Goli që realizoi kapiteni i skuadrës, ishte ndoshta “krimi” që bëri, pasi Tërbunit i duhej me patjetër fitorja për të mbyllur çdo llogari sa i përket mbijetesës. Në përfundim të ndeshjes, disa zyrtarë apo edhe tifozë u futën në fushë ku goditën futbollistët miq. Amarildo Dimo shpjegon atë që ndodhi në përfundim të ndeshjes.

“Ishim në stolin tonë sapo përfundoi ndeshja në Pukë dhe menjëherë në atë moment në fushë hynë tifozë dhe u vërsulën drejt nesh për të na goditur. Mund ta kuptoni lehtë, ishte një skenë horror, ishim pa asnjë mbrojtje. Pjesëtarët e policisë private apo të policisë bashkiake hoqën jelekët dhe në vend që të na mbronin, na sulmonin edhe ata. Ishte e paimagjinueshme, nuk e kuptoje se nga të vinte sulmi. Ishim krejtësisht në mëshirë të Zotit. Dikush aty mund të kishte thikë me vete, mund të kishte armë apo diçka tjetër të rrezikshme… Ne jemi dhunuar dhe kjo është diçka e paimagjinueshme sot në sport.

Kemi familje, kemi fëmijë dhe shkojmë të luajmë futboll, ndërkohë na ndodhin këto gjëra. Jemi dhunuar nga ata që duhet të na mbrojnë dhe nga zyrtarë të ekipit kundërshtar. Nuk e kam se do të dënohet apo nuk do të dënohet Tërbuni, e kam me fenomenin. Nuk kemi bërë asnjë denoncim për atë që ndodhi.Nuk kam pse ta fsheh, qëndronim 25 burra duke mbajtur derën nga brenda dhomës sonë se mos na sulmon sërish”, ka thënë Dimo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dimo egnatia terbuni dimo egnatia terbuni

Sondazh

Poll