Sport

Pushtet absolut edhe në futboll! Klubi i Erdogan fiton për herë të parë titullin kampion

20 Korrik 2020, 10:19 Nga DOSJA
Pushtet absolut edhe në futboll! Klubi i Erdogan fiton për herë

TURQI- Skuadra turke e Basakseir ka fituar titullin kampion për herë të parë. Një skuadër kjo që është themeluar që në vitin 1990, por u ngjit për herë të parë në Superligë në vitin 2013. Në një sezon ku kishin rënë emrat gjigandë të Turqisë, Bashakshehiri e mposhti konkurrecën me Trabzonsporin dhe doli kampion.

E njohur ndryshe edhe si skuadra e Erdoganit, ka sjellë polemika të mëdha edhe përtej Turqisë, për një kapje të mundshme që po i bëhet futbollit.Presidenti i Bashakshehirit është zyrtari i lartë i AKP-së, Partia për Drejtësi e Zhvillim, Goksel Gumusdag.

Këtë parti e ka themeluar Erdogan, që e ka ndjekur shumë herë nga stadiumi ekipin në fjalë. Madje edhe në ditën e djeshme ka qenë djali i të plotfuqishmit turk që ka festuar në stadium.Investimet te Bashakshehiri kanë qenë të mëdha dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi edhe te ekipet e tjera.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basakseir erdogan fenerbahce galatasaray turqi basakseir erdogan fenerbahce galatasaray turqi

Sondazh

Poll