Sport

20 Korrik 2020, 16:29 Nga DOSJA

SPANJË- Quique Setien, trajneri i Barcelonës në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për marrëdhëniet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Lionel Messi, si dhe për ecurinë e ekipit në garën më të rëndësishme të futbollit.

Trajneri spanjoll deklaroi se marrëdhënia e tij me Messin është e fortë, pavarsisht moskuptimeve të tyre në lidhje me disa gjëra.

Marrëdhënia me Messi është njësoj si më të tjerët. Ka lojtarë me të cilët flet më shumë e disa më pak, por marrëdhënia mes nesh është e mirë. Unë përpiqem të bind lojtarët e mi të bëjnë disa gjëra, por jo gjithnjë arrij të kontroll gjithçka”, tha trajneri Setien.

Ai gjithashtu foli edhe për gjendjen e katalanasve në kampionat, ku tha se ekipi ka reflektuar mbi gabimet e bëra, dhe se po pret Champions League që t’i eleminojnë ato. 

Kemi patur një reflektim të gjatë në lidhje me situatën e krijuar kohët e fundit. Ndaj, mezi po presim të luajmë në Champions League për të rikuperuar gabimet e bëra në kampionat”, shtoi ai në fund.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel messi quique setien situata tek barcelona lionel messi quique setien situata tek barcelona

Sondazh

Poll