Sport

Tirana kampione, Veliaj: Nesër merret vendimi, do keni shpërblim se urimet nuk bëhen duar bosh

20 Korrik 2020, 17:17 Nga DOSJA
Tirana kampione, Veliaj: Nesër merret vendimi, do keni shpërblim se

TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka njoftuar sot se për skuadrën e Tiranës që dje u shpall kampione e Shqipërisë do të ketë një shpërblim.

Në një një postim në mediat sociale, Veliaj bën të ditur se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkaik do të miratohet edhe shpërblimi për lojtarët dhe stafin e ekipit bardheblu.

Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë. Po siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët”, shkruan Veliaj.

Ditën e djeshme Tirana u shpall kampione e Shqipërisë. Ky është titulli i 25-të në kampionat për bardhëeblutë. Edhe pse duhet dhe 2 ndeshje nga fundi, kryeqytetasit janë 7 pikë larg nga Kukësi i vendit të dytë dhe matematika i lejon të festojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion veliaj superliga shqiptare tirana kampione erion veliaj superliga shqiptare tirana kampione

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2020, 16:29

SPANJË- Quique Setien, trajneri i Barcelonës në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për marrëdhëniet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Lionel Me...