Sport

VIDEO/ “Pushtuan” sheshin “Nënë Tereza” me fizhekzjarre dhe dyndje makinash, policia prish festën e tifozëve të Tir

20 Korrik 2020, 08:02 Nga DOSJA
VIDEO/ “Pushtuan” sheshin “Nënë Tereza” me

TIRANË-Tifozët e Tiranës kanë zbritur menjëherë në shesh që të festojnë titullin e bardhebluve për sezonin 2019-2020. Tifo-grupi “Fanatics” por edhe tifozë të thjeshtë sfiduan edhe rrezikun që vjen nga pandemia, mbështetësit e kryeqytetasve nuk mund të qëndronin në shtëpi kur mësuan se Tirana fitoi Superioren.

Megjithatë festimet nuk kanë ndaluar vetëm aty, pasi të shumtë ishin ata që pushtuan rrugët e kryeqytetit me makinat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë se sa i rëndësishëm ka qenë për ta ky titull, i cili vjen në 100-vjetorin e klubit. Megjithatë për të prishur këtë festë të tifozëve bardheblu, ka menduar policia.

Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fanatics policia tirana fanatics policia tirana

Sondazh

Poll