Sport

Mesfushori spanjoll flet për të ardhmen: Karriera ime është në duart e Real Madrid

20 Korrik 2020, 17:37 Nga DOSJA
Mesfushori spanjoll flet për të ardhmen: Karriera ime është

SPANJË– Dani Ceballos, mesfushori i Arsenalit i huazuar nga Real Madrid në një intervistë për ‘Sky Sport’ flet në lidhje me klubin anglez, si dhe për të ardhmen e tij sezonin e ardhshëm. Ai është shprehur se ndihet i lumtur te Arsenali dhe se dëshiron që të qendroj atje, sepse është përshtatur shumë më skuadrën.

Për momentin po mendoj vetëm për ndeshjet e ardhshme, pasi tek ato do të vendoset nëse ne do të marim pjesë në Europa Leaguen apo jo. Më pas duhet të marrë një vendim me qetësi. Unë duhet të kthehem te Reali dhe të vendos për të ardhmen, pasi kam dhe tre vite kontratë me madrilenët”, u shpreh mesfushori.

Më tej ai vazhdon intervistën e tij duke thënë se e ardhmja e tij është në duart e Realit dhe as vetë ai nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë. 

Sapo të mësoj vendimin e tyre do të ulem me familjen time dhe të vendosim se ku është më mirë për ne. Por, e vërteta është se jam shumë i lumtur tek Arsenali. Tashmë jam mësuar këtu dhe do të ishte shumë e vështirë për tu përshtatur në një kampionat tjetër dhe me një klub të ri. Siç e thashë e ardhmja ime varet nga Reali dhe për momentin nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, mbyll intervistën Ceballos.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal dani ceballos real madrid arsenal dani ceballos real madrid

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2020, 16:29

SPANJË- Quique Setien, trajneri i Barcelonës në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për marrëdhëniet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Lionel Me...